MASHT mbyll disa drejtime në shkollat e mesme

Aktuale

MASHT mbyll disa drejtime në shkollat e mesme

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:54
Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas

Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas i ka shkuar në ditën e regjistrimeve vendimi i Ministrisë së Arsimit se nuk lejohen të hapen drejtimet Infermieri e Farmaci.

Muhamet Gjoka, drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit ka thënë se nuk është dhënë asnjë arsyetim, ani pse shkolla ka staf profesional e aspekt infrastrukturor me kabinete për këto profile.

Për këtë vendim, drejtori i shkollës, Lulzim Nika, thotë se është planifikim i stërvjetëruar, e që nuk përkon me tregun e punës, ku shton se do të detyrohen të marrin staf shtesë për drejtimet që nuk i ka paraparë shkolla.

Tani nga shkolla është duke u respektuar vendimi dhe nuk po pranohen aplikime për këto drejtime, por janë në pritje të ndonjë vendimi tjetër përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat