Memli Krasniqi pa kundërkandidat në PDK

Aktuale

Memli Krasniqi pa kundërkandidat në PDK

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:02
Memli Krasniqi

Nuk ka nevojë që të pritet 3 korriku, që të dihet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm, që synon këtë pozitë, e që me shumë gjasë do ta marrë të shtunën kur mbahet konventa e partisë.

Askush tjetër nga anëtarësia e partisë më të madhe opozitare në vend, nuk i bëri kundërkandidat Krasniqit, madje as ushtruesi i deritanishëm I detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se me 3 korrik do të fillojë një kapitull i ri për PDK-në, mirëpo nuk u përgjigj nëse këto janë zgjedhje të mirëfillta me vetëm një kandidat në kandidaturë.

Por tjetër mendim ka anëtar i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja.

Sipas tij zgjedhjet do të kishin qenë më të drejta nëse do të kishte më shumë kandidatë në garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat