1 milion doza të vaksinës kundër Covid-19 i dhuron Danimarka për Kosovën dhe 3 shtete tjera

Aktuale

1 milion doza të vaksinës kundër Covid-19 i dhuron Danimarka për Kosovën dhe 3 shtete tjera

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:09
Jeppe Kofod

Shteti i Kosovës bashkë me tri shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Maqedonin e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, janë përfituese të një donacioni të ri të vaksinave kundër Covid-19.

Kësaj radhe shteti danez, ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës Kundër Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Tweeter.

Këto vaksina do të jenë të Astra Zenecas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat