Memli Krasniqi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.
Atij nuk i ka dalë asnjë kundër kandidat për të parin e partisë.
Me kandidimin e tij ka ironizuar gazetari Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se komandantët e PDK-së do të “pësonin infarkt” po t’iu thoshte dikur dikush që partia e tyre do të mbetej në duart e “një reperi”.
Sipas Pozharit, nuk ka kuadër më të aftë në PDK.
“Me ju pas thënë dikur disa ish komandantëve në PDK se një ditë një reper do t'ua merr partinë, infarkt kishin pësu! Dever dynja! Tash, 'cooleri' i dikurshëm - siç e kanë quajtur, - është emri i padiskutueshëm për kryetar të partisë. Suksese! Definitivisht kuadër më të aftë në PDK nuk kanë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Zgjedhjet e brendshme në PDK do të mbahen më 3 korrik./BS