Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëçyrjen e AKI-së ka reaguar pasi që në media doli lajmi se drejtori i AKI-së i emëruar nga Kurti e Osmani, Petrit Ajeti më herët kishte qenë pjesë e AAK-së.
Musliu me anë të një postimi në Facebook ka ndërlidhur këtë fakt me deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Kurti është “bashkëpunëtor i Serbisë”.
Postimi i plotë i Musliut:
Ramush Haradinaj vazhdimisht po thotë që Albin Kurti është bashkepunetor i Serbisë. Tash po del që Drejtori i AKI-së dhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së pjesë e ish-strukturave të AAK-së. Ec e bjeri në fije kah po i merr Ramushi këto informacione!.