Epitetet e veçanta për kandidatët e kryetarëve të komunës së Prishtinës i ka dhënë këshilltari i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Shefki Gashi.
Gashi që dikur ishte edhe vet kandidat për kryetar të Prishtinës, ka fol për secilin kandidat veç e veç.
Për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën ka thënë se nuk është për kryetar.
“Përparim Rama për tjera punë është ai nuk është për komunë”, ka thënë Gashi. Për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismailin ka thënë se nuk është fare i interesuar për Prishtinës.
“Uran Ismailin e kom pas në asamble është total i painteresuar për Prishtinën tash ka dal kandidat po ta shohim çfarë bënë”, ka thënë ai
Ndërsa Arben Vitinë nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosjes e ka quajtur vilispic.
“Arben Vitia, nifar doktori, nifar vilispici”, ka thënë Shefki Gashi.
Kurse Daut Haradinaj, kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk është njëfarë eksperti. “I Deçanit so naj far eksperti kumeditë çfare”, ka thënë ai.
Po ashti edhe për kandidatin e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacollin ka pasur një koment, ai ka thënë se është bërë patericë.
“Po Sela i gjorë, patericë, u hi për zëdhënës me mujt mu bo dyqysh”, ka thënë Gashi.
E Shefki Gashi kandidatin e radhës së Nismës, Bekim Bresovcin nuk e ka njohur fare. “Kush? Ja spe njoh, ato nuk e njoh”, ka përfunudar Gashi.
Zgjedhjet lokale për kryetar të Komunave në Kosovë mbahen me 17 tetor.