Kuvendi të mërkurën shqyrton rekomandimet për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës këtë të mërkure pritet t’i shqyrtoj rekomandimet e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Gjithashtu në këtë seancë pritet Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 si dhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, kërkesë kjo nga Lidhja Demokratike e Kosoves
Rendi i ditës për seancën e 7 korrikut është:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
Emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
Zgjedhja e drejtorit te Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.