"SHBA-ja mbështet Lajçakun dhe dialogun Kosovë-Serbi"

Aktuale

"SHBA-ja mbështet Lajçakun dhe dialogun Kosovë-Serbi"

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:11
Philip Reeker

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmës Sekretarit për Evropën dhe EuroAzinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Emisarin Special të BE-së për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajcak, i cili, siç thotë ai, punon me zëvendësin e tij Matthew Palmer.

Reeker tha në “Forumin e Prespës” në Ohër se Lajçak dhe Palmer shkuan së bashku në Prishtinë dhe Beograd për të koordinuar aktivitetet.

“Ne kemi inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë negociatat me seriozitet dhe urgjencë dhe ne i mirëpresim bisedimet e nivelit të lartë”, tha Reeker. 

Ai ishte në një panel ku morën pjesë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti slloven Borut Pahor dhe Johannes Hahn, shkruan Tanjug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat