Një ditë para zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar se i vetmi kandidat për kryetar të PDK-së, është Memli Krasniqi.
Sipas tij, Memli Krasniqi ka përkrahje për ta kthyer fuqishëm PDK-në.
“Aktualisht e kemi një kandidat e ky është Memli Krasniqi i cili është adekuat për të qenë kryetar për PDK-në. Ka qenë një garë e hapur. Fakti pse e kemi vetëm ai kandidat do të thotë që të gjithë jemi pajtuar që ta mbështesim Krasniqi në këtë proces. Nuk ka pasur ndikim, gara ka qenë e hapur dhe kushdo që e ka ndjerë veten që është për këtë pozitë e ka pasur këtë të drejtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, PDK-ja ka treguar një qëndrueshmëri dhe ka arritur për të qenë partia më e madhe opozitare.
Nesër më 3 korrik, PDK-ja do të mbajë konventën ku edhe do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e partisë.