Kryeshefi i Këshillit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është pezulluar nga detyra e tij pas arrestimit të mërkurën nën dyshimet për ryshfet.
Nga KPM-ja kanë bërë të ditur se pozitën e tij e ka marrë Faruk Rexhaj, që mandatin do ta vazhdojë deri në një vendim të ri.
“Konkurs nuk do të hapet për të plotësimin e pozitës së kryeshefit deri në një vendim të Gjykatës”, kanë thënë nga KPM-ja.
Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Latifin dhe Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, nën dyshimet për ryshfet. Pozita e cila mbahej nga Bilalli ka mbetur vakante.
Të dy janë në paraburgim.