Me vendimin e ri që ka marrë Qveria Kurti, mërgata nuk do ta paguajë policën kufitare.
Mirëpo, një gjë të tillë e kritikuan shumë mërgimtarë, me arsyetimin se “Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi”.
E ndaj këtyre kritikave të disa mërgimtarëve ndaj kryeminsitrit Kurti, ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.
Lajçi ua rikujtoi këtyre mërgimtarëve kohën kur ankoheshin për pagesën e polisës së sigurimit!
“M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish. A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?
Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!”, shkroi aktori Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Eh more t’bekuem
S’po di si me iu kuptua o mërgimtarët e mi!
Shumë vite ua keni hangër trutë pushtetarve tuej me ankesa të lloj-llojshme. Por mbi të gjitha për polisën e sigurimit!
M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish.
A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?
Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!
“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.
More, a nuk asht pak si tepër kjo? Po çfar të ndalunit shtesa pensioni e çfarë bakrraçi ore, po ejani e çmalluni me familiarët tuej!