E zbulon Buja: Ja kush insistoi në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në PDK

Aktuale

E zbulon Buja: Ja kush insistoi në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në PDK

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 21:16
Ramë Buja

Anëtari i PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ishte insistues që ta organizohej konventa e 3 korrikut, e cila do përcaktojë kryetarin e ri të PDK’së.

Buja ka thënë se ka pritur që Hoxhaj të jetë kryetar legjitim, por jo edhe garë brenda partisë, ani pse ka shtuar se mirëpritet një e tillë.

“Jo, në fillim unë kam menduar se do të ketë vetëm legjitimim, pasi Enver Hoxhaj kërkonte këtë konventë. Megjithatë, unë e mirëpres garën, pasi kjo është një gjë simpatike”, ka shtuar ndër të tjera Buja.

PDK do e mbajë Konventën zgjedhore ditën e nesërme. Kandidati i vetëm për kryetar që ka zyrtarizuar kandidaturën është Memli Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat