Analistja politike, Luljeta Aliu, në një postim në Facebook ka bërë nje reagim të ashpër, përcjell “Bota sot”.
Aliu ka shkruar se “ani çka janë do xheloza shpirtngushtë, do shushunja e uritha të pistë”.
Edhe pse nuk dihet se me kë e ka analistja saktësisht, dhe se kujt i drejtohet, ajo tutje ka shtkuar se “xhelozat” kurrë nuk do të arrijnë përpara pasi që sipas saj kanë shpirtin e keq.
Ja shkrimi i saj:
Ani çka janë do xheloza shpirtngushtë, do shushunja e uritha të pistë. Aso burra që edhe shoqet e koleget i xhelozojnë, e lëre më shokët apo kolegët e tyre. Aso gra që të sillen si shoqe tuat e në momentin e parë që nuk i sheh, komplotojnë e intrigojnë e shpifin.
Janë aso që nuk ia falin suksesin tjetrit, mundohen me përqeshë secilin njeri të aftë. Që thojke një hallë e jemja, këta me qef me hithra i kisha regjë. Mjerana të ligë e të pistë! Kurrë ju nuk mrrini, kurrë, se e keni shpirtin e keq. Zoti nuk jau jep.