Presidenti Biden e nominoi për ambasador, Çitaku zbulon rolin e Hovenier në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Presidenti Biden e nominoi për ambasador, Çitaku zbulon rolin e Hovenier në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: A.M Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:52
Jeff Hoenier

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pak më parë njoftoi se ka nominuar Jeff Hoenier, për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë.

E këtë nominim e mirëpriti, ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo tregoi se Hovenier ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës, dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari. Mirë se vjen në Kosovë Ambasador!”, shkroi në Facebook Çitaku, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas konfirmimit nga Senati, Jeffrey M. Hovenier,do të jetë Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.

Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës, dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari.

Mirë se vjen në Kosovë Ambasador!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat