Memli Krasniqi deklarohet para fillimit të Konventës së PDK-së

Aktuale

Memli Krasniqi deklarohet para fillimit të Konventës së PDK-së

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:48
Memli Krasniqi

Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i vetëm për këtë pozitë, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventë”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat