Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Njazi Kryeziu, ka thënë se Memli Krasniqi do të jetë një kryetar i votuar nga tërë delegatët e PDK’së, që ndodhen në tërë territorin e Kosovës
Kryeziu i cili ishte kritikë ndaj këtyre zgjedhjeve në mënyrën se si organizoheshin, tha se nuk është e para as e fundit që një lider zgjidhet pa kundërkandidat.
“Kjo Konventë do t’i kthejë jo vetëm rrugëtimin por edhe vlerat e PDK’së në politikbërje”, ka thënë ai.
Tutje Kryeziu ka thënë se Memli Krasniqi do të jetë një kryetar i votuar nga tërë delegatët e PDK’së, që ndodhen në tërë territorin e Kosovës.
“Memli Krasniqi do të jetë një kryetar i votuar në tërë Kosovën. Nuk është modeli i parë as i fundit pa kundërkandidat. Memli është i rritur në PDK”, ka thënë ai.
Kryeziu ka folur edhe për mos kandidimin e Hoxhajt.
“Hoxhaj është lexues i mirë i situatës, ai mendon se brezi i ri e din se do ti sjellë diçka PDK’së. Nuk besoj që Hoxhaj ka abstenu nga roli i tij në PDK”, ka thënë në fund ai.