Ja çfarë ndodhi në Konventën e PDK-së kur u përmend emri i Thaçit e Veselit

Aktuale

Ja çfarë ndodhi në Konventën e PDK-së kur u përmend emri i Thaçit e Veselit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur Konventa e 10 e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku së pari ka marrë fjalën Uran Ismaili, i cili sapo përmend ish liderët e partisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nisin duartrokitjet.

Të gjithë delegatët nderuan këto figura që po mbahen në Hagë, përmes duartrokitjeve.

Ismaili ka folur për UÇK-në dhe partinë e cila po e kalon edhe këtë process.

Uran Ismaili ka thënë se një PDK e fortë që rikthehet aty ku e meriton, aty ku e presin qytetarët, sërish do të jetë urë që e lidh Kosovën me të ardhmen më të mirë.

Madje, ai ka thënë se PDK-në ne nuk mund të na gjunjëzojë askush.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat