Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti beson se Konventa e sotme do të prodhojë një lidership të fuqishëm që do të konsolidojë partinë në të gjithë vendin.
Haliti po ashtu shprehet i bindur se Memli Krasniqi ka guximin dhe aftësinë për të rritur PDK-në.
Haliti: Udhëheqja e re e PDK-së do të krijojë ekip të fuqishëm
“Besoj që udhëheqja e re e PDK-së do të krijojë ekip të fuqishëm i cili do të jetë në gjendje të punojë dhe të veprojë në të gjithë Kosovën për ta fuqizuar drejtimin e partisë dhe për t’i konsoliduar radhët e partisë dhe për të përgatitur betejat politike në mënyrë që të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Por mbi të gjitha për të bërë një opozitë të fuqishme në parlamentin e Kosovës. Ne kemi menduar që të kemi më shumë kandidatura. E drejta e delegatëve është që propozojnë sot. Nuk ka frikë askush, por është përgjegjësi e madhe, por edhe privilegj. Z. Krasniqi me përvojën që e ka bashkë me lidershipin do të kontribuojë fuqishëm në rritjen e partisë”, tha Haliti para fillimit të Konventës.