Anëtari i PDK-së, Bedri Hamza thotë se zyrtarizimi i kryetarit të ri të kësaj partie do të ndikojë pozitivisht në rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Ish-ministri i Financave thotë se të gjithë anëtarët e PDK-së e kanë pasur mundësinë që të kandidojnë për të parin e partisë.
Bedri Hamza: Zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do të ketë efekt pozitiv edhe në zgjedhjet lokale
“Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës kanë pasur mundësinë dhe të drejtën. Sigurisht që këtu ka mundësi që Konventa të vendosë se a do të shkohet me votim të fshehtë, me votim të hapur. Shpresoj që do të ketë kuorum. Besoj që zyrtarizimi i kryetarit të PDK-së do të ketë efekt pozitiv edhe në zgjedhjet lokale. Enver Hoxhaj ka udhëhequr në një kohë shumë të vështirë dhe jam i bindur se ka bërë punën më së miri në rrethanat cilat kanë ekzistuar. Ka qenë në diskrecion të tij për të qenë apo jo kandidat”, tha ai para Konventës.