Mbledhja e Konventës së jashtëzakonshme të PDK-së, pjesëmarrës edhe babai i Granit Xhakës

Aktuale

Mbledhja e Konventës së jashtëzakonshme të PDK-së, pjesëmarrës edhe babai i Granit Xhakës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:52
PDK

Partia Demokratike e Kosovës po mbaj mbledhjen e  Konventës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Në këtë Konventë po marrin pjesë shumë delegatë dhe anëtar e kryesues të PDK-së të cilët presin që të zgjidhet kryetari i ri e që si kandidat të vetëm e kanë Memli Krasniqin.

Pa dyshim që edhe deputeti Bekim Haxhiu është prezent në këtë mbledhje i cili shihet përkrahë Ragip Xhakes, babai i Granit Xhakës delegatë nga diaspora i cili ishte pjese e FFK -së dhe përkrahës i madh i sportit.

Së shpejti pritet të filloj edhe pjesa e dytë e mbledhjes së Konventës së 10-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat