I nominuar për kryetar të ri të PDK-së, Memli Krasniqi ishte propozuar nga gazetari Baton Haxhiu.
Krasniqin ende pa dal rezultati përfundimtar, e ka uruar profesor dr. Enver Bytyçi.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi thotë se, nga të gjithë emrat e përfolur për kreun e PDK-së, Krasniqi është më me integritet, dhe më pak i përfolur për korrupsion.
Postimi i plotë:
Sot është mbledhur Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe po votohet për kryetarin. Ende pa dalë rezultati, unë po ia uroj zotit Memli Krasniqi detyrën e kryetarit të kësaj partie!
Zgjedhja e tij, edhe pse Baton Haxhiu e propozoi pari, mua më gëzon, sepse nga të gjithë emrat e përfolur, më duket se Memli Krasniqi është më me integritet, më pak ose aspak i përfolur për korrupsion dhe pisllëqe tjera të ish-lidershipit të kësaj partie.
Besoj dhe shpresoj se do të lejë gjurmë për reformimin e PDK-së dhe për një qasje shumë më pozitive në raport me interesat e Kosovës, duke u larguar nga kursi opozitar radikal i mëparshëm!
Shpresoj shumë se nuk është e nuk do të jetë "hakmarrës" apo "urrejtës" i kundërshtarëve politikë, por konstruktiv dhe vizionar në të bërit opozitë! Le të jetë kjo zgjedhje një ogur i mirë edhe për Kosovën!