Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nominuar për ambasador amerikan në Kosovë diplomatin e karrierës në Departamentin e Shtetit, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier, aktualisht shërben si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.
E me ambasadorin e ri në Kosovë, sipas njohësit të çështjeve politike e juridike në Kosovë, Ehat Miftaraj marrëveshja finale me Serbinë do të përmbyllet.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se pranvera ose vjeshta e vitit 2022 mund të kurorëzohet me marrëveshje finale.
Sipas tij, ën vitin 2023 Kosova mund të jetë anëtarë e OKB.
“Me emërimin e Ambasadorit të ri amerikan në fund të këtij viti, BIDEN po na tregon se marrëveshja finale do të ndodh.
Pranvera ose Vjeshta e 2022 lehtësisht mund të kurorëzohet me marrëveshje.
Fillim viti 2023 lehtësisht mund ta gjejë Kosovën anëtare të OKB”, ka shkruar ai.
Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Hovenier do të zëvendësonte ambasadorin aktual Philip S. Kosnett, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump në korrik të vitit 2018, u konfirmua nga Senati në shtator dhe filloi detyrën si ambasadori i pestë amerikan në Republikën e Kosovës në dhjetor të atij viti.