Befason Rron Gjinovci: Zgjedhjen e Memli Krasniqit kryetar i PDK-së e mundësuan Albin Kurti e Vjosa Osmani

Aktuale

Befason Rron Gjinovci: Zgjedhjen e Memli Krasniqit kryetar i PDK-së e mundësuan Albin Kurti e Vjosa Osmani

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:12
Memli Krasniqi dhe Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjinovci ka thënë se ardhjen e Krasniqit në krye të PDK-së e ka mundësuar fitorja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga PDK-ja që të pranojë të kaluarën e saj korruptive dhe të reformohet, pasi kështu sipas tij, fiton Kosova.

Reagimi i Gjinovcit në Facebook:

Fitorja e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit e mundësoi Memli Krasniqin dhe shansin e PDK-së për reformë

E kemi thanë besoj disa prej nesh, që fitorja e Albinit e Vjosës ka me prodhu ndryshime në skenën politike n'Kosovë dhe ashtu ndodhi. Në LDK kryetar u bo Lumir Abdixhiku e sot në PDK Memli Krasniqi. Ndonëse fakti që janë gjeneratë e re nuk është garant që kanë me dallu shumë prej paraardhësve të tyre, megjithatë është njëfarë ndryshimi simbolik i cili i çel rrugë fantazisë së qytetarëve për një vend ku ka llogaridhënie politike.

Me Memlin kemi qenë disa herë në ballafaqim publik, një herë në zgjedhjet e 2019 ua pata lëshu studion atij dhe Uran Ismailit, sepse refuzonin me ju përgjigj pyetjeve të mija që kishin të bënin me Adem Grabovcin, dhe fatkeqësisht sot, Grabovci i dënuar për korrupsion, vazhdon me qenë nga figurat kryesore në Konventën ku Memli u zgjodh kryetar. E tash mbetet me u pa a do të jetë e tillë fuqia e Grabovcëve në PDK apo do të vijnë figura të reja? A do ta bëjë Memli atë për të cilën krejt kanë entuziazëm, pra reformën e PDK-së, apo thjesht do të jetë një kukull e Grabovcëve? Mbetet me u pa. Ky postim është urim dhe uratë që PDK të reformohet, ta pranojë të kaluarën e vet korruptive si hap i parë drejt reformës. E kësisoj përfiton Kosova. Emancipohemi politikisht si shoqëri dhe krijohen mundësi të reja politike.

Kjo foto u bo para disa netëve në një lokal ku të dy u ndodhëm rastësisht. U përshëndetëm e filluam me diskutu, llafi e ngrehke llafin, e njerëzit vinin me na përshëndetë e thoshin "ah, me bo me ju fotografu najkush..." thuajse un e Memli jena n'gjak e në hakmarrje. E mira është që un me të flas sikurse po flas këtu, ia them mendimet e mija, si këtu, si në emision, po ashtu kur më bie me e taku najkund. Dhe meqë mu duk kaq e çuditshme pritja e njerëzve që na dy me qenë aq të hasmum sa as mos me fol bashkë, e bonëm këtë foto me të cilën po ja uroj zgjedhjen si kryetar. Gjithmonë tu shpresu që Memli nuk ka me i zhgënjy ata që presin që PDK me u shkëput nga korrupsioni dhe me u fut në epokën e re politike të Kosovës, ku dallimi mes partive duhet me qenë në orientime qeverisëse e jo ma në akuza e kundër-akuza se kush është patriot e kush tradhtar. Jo për tjetër, po populli i Kosovës po do vende pune, arsim e sistem shëndetësor.

Urime!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat