Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
E Shkodran Hoti, anëtar i PSD-së ka zgjedhjen e tij në këtë post, e ka quajtur “goditje në pikë”, përcjell Bota sot.
Teksa ka thënë se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës bëri mirë me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar, Hoti ka kërkuar që edhe Lëvizja Vetëvendosje ta bëjë kryetar Glauk Konjufcën.
“E kam të qartë se Memli nuk është zgjidhja e duhur sipas partive të tjera, por për PDK'në po. Ashtu siç bëri mirë LDK me Lumirin, edhe PDK ka goditë në pikë me Memlin. Tash mbetet veç edhe VV me e vendos në krye Glaukun dhe fillon me u normalizu skena politike”, ka shkruar Shkodran Hoti në një postim në Facebook./BS