Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë, sot asnjë viktimë

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë, sot asnjë viktimë

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:05
QKUK

Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga Koronavirusi në Kosovë.

Janë regjistruar 3 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 9 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

03 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat