“Kombi i ynë në rrezik”, alarmi i frikshëm i Kurtit, “zbulon” lidhjet e Edi Ramës me ish-bashkëpunëtorin e “Kasapit të Ballkanit”

Aktuale

“Kombi i ynë në rrezik”, alarmi i frikshëm i Kurtit, “zbulon” lidhjet e Edi Ramës me ish-bashkëpunëtorin e “Kasapit të Ballkanit”

Nga: N. H Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:30
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Në një postim kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka paralajmëruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, po rrezikohet kombi shqiptar.

Ai në fokus ka deklaratën e fundit të Edi Ramës, i cili tha se “konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen”.

E, këto deklarata të Ramës, Kurti i ka quajtur si antikombëtare. Gjersa i ka kujtuar kryeministrit të Shqipërisë 14 mijë civilët, fëmijët, gratë dhe burrat shqiptarë të masakruar në mënyrën më makabre nga forcat serbe.

“Ty si kryeministër i “shqiptarëve” nuk të interesojnë 14 mijë civilë, fëmijë, gra dhe burra shqiptarë të masakruar në mënyrën më makabre nga forcat serbe në kohën kur vëllai yt Vuçiq ishte Ministër i Propagandës së makinerisë vrasëse të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit. NDALU “BURRË” NDALU, merru me zhvillimin e Shqipërisë sepse në 8 vitet e fundit e ke shndërru Shqipërinë në Kolumbi dhe qytetaret e saj i ke bërë refugjatë të dorës së tretë nëpër tërë Evropën”, shkruan Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Image
Faton Kurti

KOMBI I YNË NË RREZIK me këtë lloj “politikani”.

Edvin Kristaq Rama thotë se “konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen”!

Kur do të ndalesh ti me këto skandale dhe deklarata anti Kombëtare?!

Çdo ditë e më shumë po tregon se zelli yt kundra shqiptarëve ushqehet dhe forcohet në Beograd.

Ty si kryeministër i “shqiptarëve” nuk të interesojnë 14 mijë civilë, fëmijë, gra dhe burra shqiptarë të masakruar në mënyrën më makabre nga forcat serbe në kohën kur vëllai yt Vuçiq ishte Ministër i Propagandës së makinerisë vrasëse të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.

NDALU “BURRË” NDALU, merru me zhvillimin e Shqipërisë sepse në 8 vitet e fundit e ke shndërru Shqipërinë në Kolumbi dhe qytetaret e saj i ke bërë refugjatë të dorës së tretë nëpër tërë Evropën.

Perspektiva e Shqiptarëve është ajo EURO-ATLANTIKE dhe JO MINI-JOGOSLLAVIA e Ramës dhe e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat