Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e uroi Memli Krasniqin për postin e ri.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, e uroi përzemërsisht Krasniqin, i cili nga sot mori detyrën si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në postimin e saj, Çitaku e quan mik të fëmijërisë Krasniqin dhe njëherësh bashkëudhëtar politik në rrugëtimin e tyre.
“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite!
Të priftë e mbara! Bashkë!” , shkruan ajo.
Ndryshe, PDK gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se Vlora Çitaku po rikthehet zyrtarisht në strukturat e PDK-së.