Hoxhaj: Zgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, është një nevojë dhe domosdoshmëri

Aktuale

Hoxhaj: Zgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, është një nevojë dhe domosdoshmëri

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2021 Në ora: 20:37
Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj

Sot PDK zgjodhi Memli Krasniqin për kryetar të ri të saj.

Enver Hoxhaj i cili deri tani ishte ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ka thënë se në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, e kemi ndjerë mungesën e liderëve historik Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ai tutje ka thënë se zgjedhja Krasniqit në krye të PDK-së, është një nevojë dhe domosdoshmëri.

Postimi në Facebook:

Partia Demokratike e Kosovës tregoi një tjetër pjekuri politike sot. Ajo demonstroi fuqi, vetëdije dhe vendimmarje në kohën dhe momentin e duhur. Në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e liderëve historik Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por kemi debatuar e vepruar me shikimin nga e ardhmja.

Zgjedhja e mikut e bashkëpunëtorit tim, Memli Krasniqi në krye të PDK-së është një nevojë dhe domosdoshmëri. Është lajm i mirë për PDK-në dhe për Kosovën. Partia ka nevojë të hapet dhe të reformohet por asnjëherë ta harroj të kaluarën e saj që buron tek lufta çlirimtare. Rrugëtimi i përbashkët në fitore e beteja të mëdha politike për shtetin e Kosovës, na bën të përgjegjshëm për të ndjekur me krenari rrugëtimin historik të liderëve tanë. Na priftë e mbara në këtë etapë të re.

Urime Memli. Urime PDK ?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat