Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka reaguar pas urimit të Kryeministrit Albin Kurti për Memli Krasniqin, në krye të PDK’së.
Behramaj ka thënë se atij më së paku i konvenon lëvizja përpara e PDK’së.
Ky është reagimi i plotë:
Albin Kurti sot paska shpërndarë “urime e përshëndetje” për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së. Por, praktikisht, atij më së paku i ka konvenuar lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri. Tash edhe opozita ka emër. Start i mirë do të ishte dërgimi i menjëhershëm i Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën Kurti e ka lënë si hipotekë në Zyrën e Presidentit!