Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Doris Pack, anëtare shumëvjeçare e Bundestagut gjerman dhe e Parlamentit Europian.
Ajo e nderoi zonjën Pack me “Urdhrin e lirisë”.
Por Osmani tha se Pack kishte thënë një të vërtetë të madhe për Kosovën që, “Për ta njohur mirë Kosovën, duhet ta kuptoni të kaluarën e saj”.
Postimi në Facebook:
“Për ta njohur mirë Kosovën, duhet ta kuptoni të kaluarën e saj”.
Mikja e madhe e Kosovës, znj. Doris Pack, anëtare shumëvjeçare e Bundestagut gjerman dhe e Parlamentit Europian,
e tha sot një të vërtetë të madhe, teksa po ia dorëzoja “Urdhrin e lirisë”, të cilin ia kishte ndarë presidenti Rugova, më 2004, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Znj. Pack është ndër politikanët e parë europianë që e kuptoi thirrjen tonë për liri dhe ndër të parët që i bëri jehonë kësaj thirrjeje në Parlamentin Europian.
Që atëherë ajo nuk reshti së punuari për çështjen e Kosovës.
Sot ajo e ripohoi kënaqësinë që ka mundur t’i shërbejë popullit të Kosovës, me të cilin, sikur tha ajo, e lidhin miqësi të hershme.