Dje, u mbajtën zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kryetar i kësaj partie u zgjodh Memli Krasniqi.
Ai gjatë fjalimit të mbajtur, tha se do ta vazhdojë rrugën e ish kryetarëve të kësaj partie, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Për këtë deklaratë, ka reaguar familja e Haki Imerit, anëtari i vrarë i Lidhje Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, familja Imeri i ka parashtruar disa pyetje Krasniqit.
Po ashtu, i kanë bërë të qartë Krasniqit, se Thaçi dhe Veseli nuk do të kthehet në vjeshtë.
Postimi i plotë:
Z.Memli Krasniqi, urime posti i kreut te PDK-se.
Sot në konventën e PDK-se deklarove; se do te shkosh rrugës se Thaçit dhe Veselit, a po i bie se do ta riaktivizosh Shik-un ?!
Do të persekutosh, torturosh, vrasësh kundërshtar politik siç bënë dy paraardhësit tuaj!
- kohërat kanë ndryshuar , Z Krasniqi, e kaluara kriminale e krerëve të PDK-së duhet të të shërbejë si mësim i dhimbshëm historik në mënyrë që ta kuptosh drejt se rruga e tyre të çon në Ferr (Burg) siç i çoje edhe ata, pra rruga e tyre nuk të sjellë dobi.
Sidoqoftë , kjo vjeshte është sfida jote e parë dhe po e ndoqe rrugën atyre shefave tu mund të jetë edhe e fundit, në aspektin politik si kreu i PDK-së.
Ndryshoni nëse doni të përparoni bëhuni të sinqertë, tregojuni elektoratit të vërteten mos e mashtroni dhe gënjeni se kinse Thaçi e Veseli 'kthehen' në Vjeshtë...
Sepse s'kthehen në Vjeshtë, dhe as në Vjeshtën tjetër ...!