Sami Lushtaku sfidon Bekim Jasharin

Aktuale

Sami Lushtaku sfidon Bekim Jasharin

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:59
Bekim Jashari, Sami Lushtaku

Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale në vend. Partitë politike tanimë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave.

Një garë e nxehtë pritet të jetë në komunën e Skenderajt, kjo për faktin edhe të dilemave të ngritura, nëse ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka të drejtë ligjore të kandidojë për të parin e këtij qyteti.

Ish kryetari i Skenderajt për disa mandate, Sami Lushtaku ka thënë se e ka konsultuar ligjin dhe se nuk ka asnjë pengesë për të kandiduar.

“Unë ligjin e kam konsultuar dhe mendoj se kam drejtë të kandidoj. Unë punoj ditën e natën dhe nuk ndalna asnjëherë. Unë e kam ndërmend me i hy kandidaturës tash të shohim”, ka thënë ndër të tjera Lushtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat