Një i vdekur, rriten lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, rriten lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Koronavirusit në Kosovë.

Janë regjistruar 9 raste të reja pozitive, ndërsa 14 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

04 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.871 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376.

Në total numri i rasteve aktive është 160.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat