Në Kosovë vetëm 49 mijë e 207 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Aktuale

Në Kosovë vetëm 49 mijë e 207 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Është duke vazhduar vaksinimi me vaksinën antiCovid për qytetarë te Kosovës.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se deri më tani numri i qytetarëve të cilët janë vaksinuar është 205 mijë e 884.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 1 mijë e 110 qytetarë, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 49 mijë e 207 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat