Zbulohet data me të cilën gjenerali Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Zbulohet data me të cilën gjenerali Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën

Nga: A.M Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:39
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbuluar datën e vizitës së ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, në Kosovë.

Clark, që kishte udhëhequr Alenacën Euroatlantike në bombardimet ndaj Serbisë do të vijë për vizitë në vendin tonë, me datën 7 korrik.

“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”, thuhej në njoftimin e minisrit Mehaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror.

Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark!

Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në!

Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat