Njohësi i cështjeve juridike, Blerim Burjani, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar ardhjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Burjani ka shkruar se me ardhjen e Krasniqit në krye të PDK-së, dhe Abdixhikut në krye të LDK-së, me këtë rast, kreu aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është bërë një politikan i plotfuqishëm në shtetin e Kosovës.
Sipas Burjanit, këto ndryshime në partitë politike, më së shumti i konvenojnë dy krerëve më të lartë të shtetit; Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Ja postimi i tij:
Me liderët e rinj të PDK dhe LDK, Albin Kurti u bë super politikan dhe i plotfuqishëm si lider i ri i shtetit të Kosovës
PDK dhe LDK u bënë me lider të rinj politik apo e deshën tranzicionin nga gjenerata e vjetër politike të një gjenerate pak më e re politike, tash kompozimi i skenës politike po vjen duke u ndryshuar përveç AAK që e ka një lider të vjetër dhe i pa mësuar të bej politik asnjëherë, tash prej kësaj gjenerate te mesme të liderëve të LVV, PDK dhe LDK pritet të adoptohen gjeneratat e reja si votues, kjo mund të jetë tentativë për të mbyllë përkrahjen për gjeneratën e vjetër politike dhe për të përkrahë gjeneratën e mesme që quhet politike, në këtë kompozicion të liderëve të rinj partiak PDK dhë LDK, Albin Kurti është i plotfuqishëm në skenën politike kjo i konvenon më së shumti Albinit dhe Vjosës.