Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se posedon pasuri mbi 2 milionë euro.
Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar një shtëpi në vlerën 600 mijë euro, një lokal afarist 650 mijë euro, një tjetër 600 mijë euro dhe truall në vlerën 100 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të bashkëshortën në vlerën 4 mijë euro.
Tek pasuria ka përfshirë edhe ordinancën stomatologjike të bashkëshortes së tij, në vlerën 6 mijë euro.
Mbi 3 mijë euro i ka deklaruar paratë e tij të kursyera në bankë.
Paga e tij vjetore kap vlerën mbi 15.800 euro, derisa bashkëshortja e tij ka tri paga të ndryshme. Nga ordinanca e saj siguron rreth 6 mijë euro, nga Universiteti i Tetovës, 3,600 euro dhe nga një universitet privat në Kosovës, merr mbi 20 mijë euro në vit./Bota sot