Në bastionin e LDK-së, Vetëvendosje përforcohet: “Nuk ka të ndalur rritja dhe përkrahja” – ja emrat që aderuan në partinë e Kurtit

Aktuale

Në bastionin e LDK-së, Vetëvendosje përforcohet: “Nuk ka të ndalur rritja dhe përkrahja” – ja emrat që aderuan në partinë e Kurtit

Nga: N. H Më: 4 korrik 2021 Në ora: 21:23
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Istog, Agron Avdijaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se në Istog është duke u rritur përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje.

Avdijaj, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se sot ka mirëpritur profesorin e artit figurativ, z. Fatlum Mavraj dhe ekonomisten, znj. Rrezarta Bytyqi Mavraj të cilët edhe zyrtarisht i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ai në fund ka shkruar se ndryshimi i madh në Istog po vjen së bashku me prurjet e reja të profesionistëve.

Ja shkrimi i tij:

Nuk ka të ndalur rritja dhe përkrahja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Istog.

Sot, mirëpritem profesorin e artit figurativ, z. Fatlum Mavraj dhe ekonomisten, znj. Rrezarta Bytyqi Mavraj të cilët edhe zyrtarisht u bënë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ndryshimi në Istog po vjen së bashku me prurjet e reja të profesionistëve e profileve të ndryshme të cilët kontributin dhe angazhimin e tyre do ta japin në Lëvizje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat