Memli Krasniqi është kryetari i ri i PDK-së.
Pas zgjidhjes së tij kryetar i kësaj partie, kanë vërshuar reagimet.
Kishte urime, por edhe kritika pas bërjes së tij kryetar.
Edhe prof. Dr. Binak Maxharraj ka reaguar, i cili përmes një postimi në facebook, ku edhe publikoi një këngë të Memlit gjatë kohës kur është marrë me muzikë, me grupin e tij “Ritmi i Rrugës”, shkruan se tash komandantët e luftës në PDK, kanë një tjetër komandant.
E ai sipas tij është Memli Krasniqi.
Maxharraj shkruan se me këngët rep do të shërohet PDK-ja e cila është në prag të shuarjes.
Madje ai shton se kur këndon Memli, Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci e hedhin vallën.
Postimi i plotë:
Dgjojeni kryetarin e ri të PDK, reperin e drikurshëm Memli Krasniqin duke kënduar në “Ritmi i rrugëve".
Ai u zgjodh edhe krytar i PDK.
Tashti komandantët e luftës e kanë një tjetër komandat, Memli Krasniqin reperin e njohur të këngës.
Ky me këgë rep me siguri se ka me e shëru PDK e cila është në prag të shuarjes.
Pra kur ky këndon Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci e hedhin vallën sipas muzikës së tij.
Pra, kështu përparohet partia.