LDK kritikon Kurtin e Haradinajn: Na lanë pa viza, miratuan demarkacionin e ‘zajednicën’

Aktuale

LDK kritikon Kurtin e Haradinajn: Na lanë pa viza, miratuan demarkacionin e ‘zajednicën’

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:21
Albin Kurti/ Ramush Haradinaj

Ish ‘krahu i djathtë’ i Agim Veliut, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar liderin e AAK-së Ramush Haradinaj e atë të Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Ai shkruan në Facebook se Haradinaj miratoi demarkacionin e Kurti ‘zajednicën’.

““Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, thotë Palmer” E kallën Kosovën flakë veç për të ardhë në pushtet … e kur erdhën, Ramushi (+ disa) miratoi demarkacionin, e tash Albini “zajednicen””, shkruan Gecaj.

Në këtë postim të tij ka komentuar edhe ish deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija.

“Na lanë pa viza”, shkruan ajo./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat