“Moment historik”/ Avokati Ngjela tregon cilët politikanë shqiptarë i ka skeduar Amerika, ja çka do të ndodhë me fatin e tyre

Aktuale

“Moment historik”/ Avokati Ngjela tregon cilët politikanë shqiptarë i ka skeduar Amerika, ja çka do të ndodhë me fatin e tyre

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:27
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se shqiptarët po kalojnë një moment të rëndësishëm historik.

Ai ka paralajmëruar se fati i popullit shqiptar, falë politikës amerikane do të zhvendoset nga mjerimi në një ndriçim gjithë shoqëror, përcjell Bota sot.

Ngjela ka treguar se politika amerikane tani i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar dhe se shqiptarët po presin goditjen e tyre.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

Ky që po kalojmë është një moment i rëndësishëm historik, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Moment historik quhet segmenti kohor, kur ai vjen për të zhvendosur fatin e një populli, nga mjerimi në një ndriçim gjithë shoqëror.

Por, ky moment historik qëndron i varur vetëm pas kësaj pyetjeje:

A do të informohen shqiptarët nga politika amerikane, me kompetencë dhe autoritet njoftues, për të gjithë mënyrën që shqiptarët kanë qenë të detyruar të kalojnë, si pasojë e korrupsionit çnjerëzor?

l.

Politika amerikane tani i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar.

Publikimi i tyre, varet nga optika aktuale e politikës amerikane, por, e vetmja rrugë është nxjerrja në pahun e kohës e të gjithë krimit të madh antishqiptar që është bëre nga një bandë e madhe ogurzezë, kundër popullit shqiptar.

Dhe këta janë:

Vjedhës, injorantë, mjeranë, kërkues të pamendtë të asgjësë, të pasur që në fakt kanë kapur hiçin, të gëzuar e të pafestë, të varfër me para që nuk i pranon qytetërimi perëndimor - dhe, më në fund: të kapur si vjedhës që do të hyjnë me radhë në tragjeditë familjare që i gatuan vetë. Kjo është radha e korrupsionit të lartë shqiptar në 30 vjet histori antikombëtare.

ll.

Por kjo kohë tani, mbart me vete të vetmen shpresë për një histori kthyese që po presin shqiptarët: goditjen e tyre, sepse korrupsioni i lartë në 30 vjet qeverisje ka përbuzur shqiptarët me një urrejtje primitive, dhe, për faktin që këta të korruptuar kanë drejtuar gjithçka, ja çfarë kanë krijuar në Shqipëri:

Kanë sjellë varfërinë ekstreme të Shqipërisë;

Kanë krijuar me skemë të veçantë antishqiptare idenë që "ky vend nuk bëhet", prandaj duhet ikur prej tij;

Kanë shkatërruar ekonominë me këtë qëllim;

Kanë shkatërruar arsimin;

Kanë stimuluar krimin dhe kanë krijuar partnership me të;

I kanë dorëzuar shtetin krimit të organizuar;

Kanë shitur interesin kombëtar, sipas kërkesave të pushtuesve të territoreve shqiptare;

Kanë bashkëpunuar me Beogradin, Athinën dhe Moskën kundër interesit kombëtar;

Nuk kanë pranuar bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Ja, kjo është e vërteta që mban brenda vetes kjo kohë.

Por shqiptarët po e duan me kërkesë ekspozimin real të kësaj kohe të trishtë që kanë kaluar - emër për emër, për keqbërësit e tyre .

Ata po presin...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat