Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka treguar se ka pasur probleme me shëndetin.
Ai në një postim në Facebook, ka falënderuar mjekun e tij Lulzim Brovina, që i ka mundësuar t’i kthehet i shëndosh familjes dhe angazhimeve të përditshme.
Quni nuk ka treguar më shumë detaje, por e ka quajtur mjekun e tij “shpëtimtar”, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Shpëtimtari im
Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.
Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.
Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!