Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.
Murati përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport.
Postimi i plotë:
Me rishikim të buxhetit, do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për Ringjalljen Ekonomike të vendit.
Do të ketë mbështetje për punësim, prodhim, e eksport. Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike.
Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve!