Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dënimit me 10 vite burg për serbin Zoran Vukotiq, i cili ka kryer krimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është dënimi i parë i natyrës së tillë dhe nga sot, asnjë kriminel serb nuk do të fle i qetë, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Zoran Vukotiq, sot nga ana e gjykatës kosovare u dënua me 10 vjet burgim, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës.
Ky është dënimi i parë i natyrës së tillë.
Gratë e dhunuara, e posaçërisht e mbijetuara e cila ka dëshmuar në gjykatë - tani e kanë një satisfaksion.
Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë.