Lajmi i fundit: Anton Quni pësoi infarkt dhe ka vënë stendat

Aktuale

Lajmi i fundit: Anton Quni pësoi infarkt dhe ka vënë stendat

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:13
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëheresh nënkryetar i këtij subjekti, Anton Quni sot ka falëndëruar doktorin Lulzim Brovina, i cili ia ka shpëtuar jetën.

Quni në llogarinë e tij në “Facebook”, e kishte falëndëruar këtë doctor, por pa dhënë detaje se nga çfarë sëmundje e ka shpëtuar.

Burime të medias bëjnë me dije se zyrtari i lartë i LDK-së kishte pësuar infarkt dhe i janë vendosur stendat.

Më poshtë mund ta gjeni statusin e publikuar në “Facebook”, të Qunit:

Shpëtimtari im

Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat