Qemajl Mustafa, ish-zyrtar i PDK-së ka thënë se partia nuk e ka lejuar të kandidojë për kryetar të komunës së Gjilanit.
Ai ka thënë se nuk e kanë lejuar, duke i thënë se ke aktakuzë.
“Nuk më kanë lënë me qenë kandidat, më thanë t’i e ke aktakuzë”, tha Mustafa.
Ai tha tutje se ka një aktakuzë që nuk po zgjedhet kurrë, dhe ka pesë vite.
Mustafa më tej tha se ju ka thënë se në listën e PDK-së ka kandidat me aktakuza, dhe pse nuk është ai.