Pas dënimit me 10 vjet për Zoran Vukotiqit, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet të vendosen para përgjegjësisë secili person përgjegjës për dhuminet në Kosovë, e Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm, por është i pari.
Ai inkurajon organet e drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit.
Postimi në Facebook:
Nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime.
Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari.
Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit.