Bekim Haxhiu: Nuk ka vaksinim masiv

Aktuale

Bekim Haxhiu: Nuk ka vaksinim masiv

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:23
Bekim Haxhiu

Anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se nuk po ka vaksinim në shkallë të gjerë përkundër sigurimit të vaksinave.

Haxhiu thotë se rritmi i vaksinimit është shumë i ngadalshëm dhe se nuk pritet të arrihen caqet e paralajmëruara nga Qeveria.

Ai ka pasur kritika edhe për mënyrën se si po ecën vaksinimi.

“Nuk ka pasur fare organizim. I keni parë radhët para qendrave të vaksinimit. Tërë ai pompozitet dhe përsëri nuk kemi fare vaksinime. Rritëm shumë i ngadalshëm, është premtuar vaksinim masiv. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur vetëm 569 vaksinime. Duke marrë parasysh që janë mbi 200 ekipe të vaksinimit janë kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pastaj mos të mendojnë njerëzit se kryejnë punë me një vaksinë. Duhen dy doza që vaksinimi të bëjë punë”, tha ai/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat