​Ministrja Rozeta Hajdari para deputetëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Aktuale

​Ministrja Rozeta Hajdari para deputetëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 08:20
Rozeta Hajdari

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet sot.

Në këtë komision do të shqyrtohet raportimi i auditimit për pasqyrat financiare vjetor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020.

Për çka do të jetë e ftuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Veç kësaj komisioni do të shqyrtoj edhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020, ku të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

Në fund shqyrtohet edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” Sh,A për vitin 2020. Të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat