Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka befasuar me qëndrimin e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Por, Vuçiq ka shtuar se nuk tregon arsyen pse është pro.
Megjithatë, deklarata e Vuçiqit është me hile. Ai po e dëshiron zbrazjen e Kosovës.
Kështu po vlerëson analisti politik Faik Krasniqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është dëshira e presidentit serb.
Shkrimi i plotë:
Pas deklaratës se Vuçiqit se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, shqiptarët e paskan kuptuar që e ka me hile. Që e ka me hile po, por që qëllimi i tij është zbrazja e Kosovës.
Në bisedë me shqiptarët kurrë nuk e pranonin rrezikun e shpërnguljes masive, por vetëm mburrje se çfarë kemi bërë. Të krijohej përshtypja se po flasim për Dubai. Madje shkonin aq larg duke thënë: "Të gjithë shqiptarët që jetojnë me vite e dekada jashtë do të kthehen në Kosovë".
Këtë mendim kishin një pjesë e shqiptarëve. Kishin krijuar përshtypje që me të vërtetë ka ecur Kosova. Spitalet nuk i shihnin. Ekonomi kurrë nuk kemi pasur. Kurrë s'kemi qenë të interesuar për ekonomi.
Nuk donin t'ia pranonin vetes që kemi dështuar. Njeriu që nuk e pranon gabimin e bërë, mund të bëj prapë ndonjë gabim. Mirë ose keq duhet të flitet realiteti. Vetëm kështu mund të ecim përpara, duke i pranuar gabimet e mëparshme. Por kam frikë që prapë kemi të njëjtin mendim!